Tentuan të vrisnin me mjete të forta 30-vjeçarin në Korçë, arrestohen 4 autorët e dyshuar

Tentuan të vrisnin me mjete të forta 30-vjeçarin në Korçë, arrestohen 4 autorët e dyshuar

Katër persona janë arrestuar nga policia pasi tentuan të vrisnin me mjete të forta një 30-vjeçar.

Katër shtetasit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta dyshohet se tentuan të vrisnin në një lavazh R. H., 30 vjeç.

Në njoftim thuhet:

Tentuan të vrisnin me mjete të forta një 30-vjeçar, vihen në pranga 4 autorët e dyshuar të ngjarjes së ndodhur dy ditë më parë në qytetin e Korçës. Në vijim të veprimeve procedurale të kryera, për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 22.03.2024, në lagjen nr. 16, Korçë, si dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të 4 autorëve të dyshuar të saj, pas kontrolleve të shumta dhe falë negociatave të kryera nga forcat e Policisë me familjarët e tyre, këta shtetas u vetëdorëzuan në ambientet e Policisë. Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Personit të DVP Korçë, u ndaluan me iniciativë shtetasit në kërkim S. S., 32 vjeç, K. S., 31 vjeç, M. Xh., 40 vjeç dhe E. G., 49 vjeç, banues në Korçë. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në një lavazh, për motive të dobëta dyshohet se tentuan të vrisnin me mjete të forta shtetasin R. H., 30 vjeç, banues në Korçë, i cili ndodhet për mjekim në spital. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprën penale "Vrasja me dashje", mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy