
Sot Ati i Shenjtë i është drejtuar me një mesazh të gjithë popullit shqiptar në këtë ditë zie kombëtare për vendin.
Në emër të Papa Françeskut, Sekretari Kardinal i shtetit të Vatikanit Pietro Parolin, dërgoi një telegram për viktimat e tërmetit 6.4 të shkallës Rihter.t gjatë lutjes së mëngjesit nga sheshi Shën Pjetri në Vatikan, Papa ka shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimave që humbën jetën nga tërmeti.
“Ati i Shenjtë po lutet për shpirtrat e atyre që vdiqën në katastrofë. Të lutemi për ata që janë prekur nga kjo fatkeqësi. Lutemi edhe për personelin e urgjencës që po ndihmojnë. Unë jam afër viktimave, lutem për familjet, Zoti e bekoftë këtë popull për të cilin unë e dua aq shumë”, thuhet në telegram.



