Pak kohë më parë, qeveria vendosi rikthimin e forcës rezerviste në ushtrinë shqiptare. Denisa Pëllumbaj, majore, tha në studion e MCN se ndërsa ligji është ende në diskutim, ka interesim të madh nga kandidatët.

Ajo shpjegoi kriteret për t’u pranuar në këtë forcë, e cila fillimisht do të ketë 2100 trupa.

Mund të thirren në çdo kohë. Janë forca në gatishmëri. Një arsye tjetër është siguria kombëtare dhe rajonale. Ne kemi shembuj të vendeve anëtarë te NATO-s që e kanë pjesë të ushtrisë.

Do të vihen në shërbim të Forcave të Armatosura, deri në 45 ditë në vit.

Në këtë shërbim janë të gjithë individë të trajnuar, jo domosdoshmërisht me background ushtarak. Duhet të jenë shtetas shqiptarë, ka kritere moshë në varësi të hierarkisë dhe duhet të mos ketë pasur probleme me ligjin.

Ligji është ende në parlament por shoh interes të lartë te qytetarët shqiptarë. Është një numër i lartë që kanë lënë kontaktet.

Prioritet kanë ish-ushtarakët. Kjo për shkak të lehtësisë për t’u trajnuar. Numri aktual i miratuar është 2100.

Shqipëria prej vitit 2010 ka ushtri profesionale. Pra kush ka dëshirë, mund ta ketë si profesion. Kjo bën që të mos diskutohet shërbimi ushtarak i detyrueshëm.

Ka rritje të interesit të femrave për tu bërë pjesëtare e FA. Numri i të rinjve është gjithashtu në rritje.