Moti/ Porja: Rritje temperaturash dhe rrebeshe shiu deri në fund të gushtit (VIDEO)

Moti/ Porja: Rritje temperaturash dhe rrebeshe shiu deri në fund të gushtit (VIDEO)

Shqipëria është përfshirë prej disa ditësh nga shira lokalë. Në një lidhje skype në studion e lajmeve në MCN TV sinoptikania Laida Porja deklaroi se situata e paqëndrueshme do të shoqërojë motin në vendin tonë edhe në ditët në vijim, ndërsa theksoi se do kemi rritje të temperaturave.

Ajo tha se ditët e fundit të gushtit deri në javën e parë të shtatorit temperaturat do arrijnë deri në 37 gradë celsius, pavarësisht se pasditet do të shoqërohen kryesisht me rrebeshe shiu, ku nuk do të mungojnë as mini-stuhitë e erës dhe breshërit në zonat bregdetare

Situatë e paqëndrueshme edhe pse dita nis me diell. Parashikohet që të kemi rritje të ndjeshme të temperaturave nga nesër deri në 34 gradë. Kemi alternim të motit, paradite me diell dhe pasdite duke rrezikuar rrebeshe shiu ku më të dukshme do jenë në zonat juglindore. Zonat e ulëta dhe kryeqyteti do kenë reshje afatshkurtra. Nuk do mungojnë as mini-stuhitë e  erës dhe breshërit në zonat e bregdetit. Parashikohet që dhe fundjava të sjellë vranësira dhe rrebeshe shiu.

E pyetur se si do të mbyllet muaji gusht, Porja tha se ‘deri në 31 parashikohet të ketë rritje të temperaturave, edhe pse në 10 ditëshin e fundit ka pasur luhatje, por pritet që dhe në javën e parë të shtatorit të kemi rritje temperaturash deri në 37 gradë. Do kemi mot me diell nuk do mungojnë as reshjet e shiut, ndërsa qytetet e zonave të ulëta dhe ato malore do presim rrebeshe shiu”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy