Leonid Volkov, një aleat i ngushtë i liderit të ndjerë të opozitës ruse, Alexei Navalny, është zotuar se "nuk do të heqë dorë kurrë" nga lufta kundër Vladimir Putin, pavarësisht se së fundmi u sulmua jashtë shtëpisë së tij.
Navalny vdiq në një burg të Arktikut në shkurt, për të cilin Volkov fajësoi drejtpërdrejt presidentin rus.
Në mars, Volkov u sulmua me një çekiç jashtë shtëpisë së tij në Lituani ku jeton dhe u shtrua për pak kohë në spital.
Në intervistën e tij të parë televizive që nga sulmi, Volkov tha se Navalny "na kërkoi që të mos dorëzohemi kurrë dhe të vazhdojmë punën tonë ... për të mposhtur Putinin dhe për të ndërtuar Rusinë e bukur të së ardhmes".
Të bësh këtë është "e vetmja mënyrë praktike për të ruajtur trashëgiminë e tij dhe për të bërë sakrificën e tij përfundimtare të mos shkojë e dëm", tha Volkov.
Ai e quajti Navalny një "djalë të shkëlqyer, personalitet frymëzues, një hero të vërtetë dhe një udhëheqës politik të madh dhe shumë të aftë". Ai tha se vdekja e tij ishte një "plagë e hapur në zemrat tona" dhe ai nuk mund të zëvendësohej.
Por detyra e lëvizjes opozitare ishte tani që të mbështeste gruan e Navalny-t, Julia, si “udhëheqësin karizmatik” të saj të ri, shtoi ai.



