Kreu i grupit parlamentar të PL, Tedi Blushi, duke folur në edicionin e lajmeve në Mcn Tv tha që mazhoranca kërkon të kapë institucionin e Avokatit të Popullit, duke u shprehur se procesi është i paligjshëm, pasi s’është pranuar akti juridik i tërheqjes së firmave nga opozita.
Blushi u shpreh kundër kandidaturës së Endri Shabanit, duke e konsideruar një kandidat që zbaton axhendën e Sorosit. Ai tha që Partia e Lirisë ka mbështetur me firmë vetëm një kandidate, Adriana Kalanë.
“Kandidatë për Avokatë të Popullit s’të bën shprehja e vullnetit, por kur ke firmat e duhura të deputetëve që mbështesin kandidaturën tende. Deputetët në Komisionin e Ligjeve, vendosën që në përzgjedhjen e kandidaturave të zgjidhej një deputet të vendoste për një kandidaturë. Sot u njohëm me një vendim arbitrar, ndërkohë që opozita u tërhoq nga firmat e dhëna, sot u gjendëm para faktit të kryer që s’u njoh dorëheqja dhe kandidaturat kaluan në shkelje flagrante të ligjit.
Ne si opozitë kemi tërhequr firmat për të gjitha kandidaturat që kanë shprehur interes për të qenë Avokat i Popullit. Duhet të njihet akti juridik i tërheqjes së firmës nga kandidatët që kanë marrë mbështetje, në mënyrë që opozita të unifikohet rreth një emri përfaqësues. Kam frikë se ky institucion do të kapet nga mazhoranca, pasi këto kandidatura kaluan pa mbështetje reale, kam frikë se mes kandidatëve do jetë fshehur ndonjë diversant që do t’ia bëjë më të lehtë kapjen e Avokatit të Popullit.
Unë kam qenë publikisht kundër kandidaturës së Shabanit, për mos kohorencën, për qëndrimet e tij diametralisht të kundërta më opozitën, është përpjekur të ndjekë axhendën e Sorosit dhe një kandidat i Sorosit s’mund të kishte mbështetjen e grupit PL. Synimi i tij ka qenë vetëm kapja e një rroge. Ne s’i PL s’e kemi mbështetur sepse s’mund të mbështesim kapjen e institucionit nga George Soros. Kandidaturën që kam mbështetur dhe mbështes është zonja e nderuar Adriana Kalaja, që gjatë gjithë aktivitetit ka qenë de facto Avokate e Popullit.
I gjithë blloku i kandidaturave që kaloi në seancë është i paligjshëm dhe anti-kushtetuese. Komisioni Ligjeve s’pranoi një akt juridik që është tërheqja e firmave të deputetëve. Mazhoranca tregoi edhe një herë që është vendosur për kapjen e institucionit. PL ka mbështetur me firmë vetëm një kandidaturë, Adriana Kalanë. Procesi është i paligjshëm sepse kandidat të bën firma e deputetit”.



