
Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën nga shembja e një ndërtese në shtetin perëndimor indian të Gujarat.
Sipas policisë dhe ekipeve të shpëtimit, numri i viktimave mund të përkeqësohet, pasi dyshohet se disa të tjerë janë bllokuar nën rrënoja.
Ndërtesa pesëkatëshe u shemb të shtunën pasdite në qytetin Surat, u tha gazetarëve Babulal Yadav i Forcës Kombëtare të Reagimit ndaj Fatkeqësive.

Operacionet e shpëtimit rifilluan mëngjesin e sotëm me heqjen e rrënojave, tha zëvendëskomisioneri i policisë së qytetit, Rajesh Parmar, duke shtuar se mbetet e paqartë se sa njerëz janë të bllokuar.
Një grua u shpëtua dje pas një operacioni 12 orësh, ndërkohë që nuk dihen ende shkaqet e shembjes.



