Nga aktrimi në moderim/ Hysi: “Xhadat” më shumë përgjegjësi se vështirësi, kimia skenike me Delindën ma bën të lehtë

Nga aktrimi në moderim/ Hysi: “Xhadat” më shumë përgjegjësi se vështirësi, kimia skenike me Delindën ma bën të lehtë

Aktorja Françeska Hysi e ftuar në ‘Zgjohu me MCN’ tregon se një nga ambiciet kësaj ka qenë dhe moderimi, por një format si ‘Xhadat’ nuk e kishte menduar asnjëherë dhe pse tani ndjehet shumë mirë.

Ajo shprehet se ka qenë një telefonatë e një miku të saj të ngushtë i cili ja ka ofruar këtë mundësi dhe pse nga intervuista që bëri kuptoi se sa përgjegjësi do kishte nëse ajo do ishte e përzgjedhura.

Françeska thotë se mënyra se si ato ndërtojmë ‘Xhadat’ është për të mënyra më e mirë, pasi duket sikur edhe lehtëson disi atë problematikën.

Të them të drejtën ka qenë një nga ambiciet e mia atë jem në moderim. Një format si ‘Xhadat’ nuk e kisha menduar por ndjehem shumë mirë dhe jam e lumtur që kam një emision i përditshëm. Në fakt nuk ka qenë një telefonatë, por më është bërë pyetja nëse ke dëshirë të bësh një audicion dhe këtë ofertë ma bëri një nga miqtë e mi më të mirë, nuk e dyshova përderisa ma tha ai dhe nuk u tregova aspak skeptike.

Vijë bëj audicionin, nuk mu duk e vështirë dhe pse kuptova se sa përgjegjësi do kisha nëse unë do isha e përzgjedhura dhe në fakt kam përgjegjësi sepse duhet të tregohesh shumë e kujdesshme në atë që thua pavarësisht se ne e trajtojmë të gjithë hallin me humor. Mënyra se si ne ndërtojmë Xhadat është për mua mënyra më e mirë, por që më duket sikur edhe lehtëson disi atë problematikën.

E pyetur se si funksionon me dy aktore në moderim, Franceska tha se me Delinda Dishën kanë shumë kimi skenike.

Në fillim mendoja se do e vendosja dhe në vështirësi Delin sa ti merrja dorën, por mënyra se si ajo më priti dhe më shtroi terrenin e bëri shumë të lehtë dhe për mua dhe gjetëm atë shkëndijën.

Mendoj se këto xhelozitë do ekzistojnë përsa kohë do ekzistojë dhe konkurrenca profesionale, ndërsa ne të dyja nuk pretendojmë të mbajë vendin se kush nga ne është më e mira, ne kemi një vend të sigurtë dhe ajo që mundohemi të bëjmë ehte ta nxjerrim atë emision sa më mirë dhe kjo bëhet përmes bashkëpunimit.

Ndërsa lidhur me aktrimin dhe show, Hysi thotë se i mungojnë shumë pasi ndryshe nga Xhadat atje ka shumë kolegë, zhurmë ndërsa këtu është pak më qetë dhe te kjo atmosferë ndjehet mungesa.

Unë me kolegët te Kosherja jam rritur. Të gjithë kolegët që kam pasur në Koshere i kam patur që në gjenezë. Kam përshtypjen se unë u mungoj më shumë atyre, ndërsa mua më mungojnë të gjithë në tërësi si trup. Ka aktorë që përdorin rritjen e tyre profesionale dhe shkëputjen e tyre për mirë, por ka dhe që e keqpërdorin.

Mendoj se shumica nuk e kanë përdorur për mirë, në momentin që janë shkëputur nga kabareti kanë humbur dhe janë zbehur. Personazhi i Lilit më ndjek, për humor dhe në shtëpi më flasin ashtu.

Sa i përket fëmijërisë Franceska shprehet se nuk e ka pasur fushë me lule, por mes atyre kodrave ka pasur dhe gjëra të bukura.

U rrita e motivuar dhe kjo është çelësi për të gjithë kujtimet e mia dhe atë që unë jam sot. Jam rritur me dashuri dhe ajo që është e rëndësishme nuk jam krahasuar me të tjerë dhe për këtë jam falënderuese, që më kanë rritur me këtë frymë, që të mos ndjehem më pak apo më shumë e mirë se të tjerët. Akademia e arteve është një dashuri dhe aty kam investuar shumë nuk është një shkollë e lehtë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy