Çollaku: E rëndë pezullimi i PD nga PPE, duhet të ruhemi nga thellimi i përçarjes (VIDEO)

Çollaku: E rëndë pezullimi i PD nga PPE, duhet të ruhemi nga thellimi i përçarjes (VIDEO)

Deputeti demokrat Kreshnik Çollaku në një lidhje skype në MCN Live ka komentuar lidhur me PD e cila mbeti jashtë PPE.

Ai deklaroi se lidhur me këtë duhet të presim ende një komunikim zyrtar, ndërsa theksoi se ky vendim është një ngrirje për Partinë Demokratike, derisa të bëhet e qartë situata. Sipas tij kjo është një ngjarje e rëndë, sepse ndodh për herë të parë që PD të pezullohet nga PPE.

Në raport me situatën me PPE unë mendoj se duhet të presim ende një komunikim më zyrtar nga ana e tyre. Paralajmërimin e kësaj që ndodhi e kam bërë disa javë më parë. Fakti është që PD është pezulluar nga të drejtat e PPE derisa të ketë një qartësim mbi situatën e saj. Nuk mund të bëj zëdhënësin e saj, por nga informacionet e mia, një vendim i tillë është një ngrirje e PD deri në vendimin e gjykatës. Po ti ngelemi asaj që ata paralajmërojnë dhe vendimi i gjykatës do konfirmojë Berishën në krye rrezikojmë përjashtimin, por mjerisht kjo është gjendja. Në asnjë rast nuk ka pasur akt të tillë, mund të ketë pasur raste kur bashkëpunimi mund të ketë qenë më i madh apo jo, por pezullimi është për herë të parë dhe kjo është e rëndë.  PPE është një organizatë e madhe dhe si akt politik është pezullimi nga e drejta e votës së PD në PPE dhe kjo është ngjarja e rëndë. Fakti mbetet që PD është e pezulluar në PPE.

Më tej ai u shpreh se është thelluar ndarja në PD, dhe se sot aty ka dy kryesi, dy këshilla kryetarësh, dy struktura paralele dhe kjo po shkon në mënyrë kapilare deri poshtë. Çollaku tha se pas vendimit të gjykatës ai do të pozicionohet te pjesa që do mbajë logon dhe siglën e PD.

Nga njëra anë ka një dominancë, nga ana tjetër ku përfshij dhe veten ka heshtje duke bindur veten se nëse ne shahemi, ndarja poshtë do jetë dramatike dhe nga kjo ndarje asnjëra palë nuk fiton. Në përpjekje që të mos çahet baza jonë, unë bëj pjesë te ata njerëz që i jam nënshtruar kodit të heshtjes.  Ajo që ne na duhet është vota. Nxitimi për të shkuar drejt një strukture të njëanshme është shumë thelbësore në çarjen e PD. Unë do qëndroj në atë pozicion ku edhe pas vendimit të gjykatës do mbetet sigla dhe logoja e PD. Nuk dal nga sigla e PD, çfarëdo që të ndodhë. Në çdo rast një formulë është, PD e ndarë nuk ka asnjë shans karshi pushtetit, duhet punë, durim për të realizuar ribashkimin e PD dhe për të mos thelluar ndarjen. PD nuk është e bashkuar, ajo është e përçarë dhe unë po përpiqem të evitoj ndarjen në dy subjekte të ndryshme.

I pyetur nëse ka një grup të tretë në Partinë Demokratike, ai sqaroi se kjo nuk është e fvërtetë dhe se sipas tij ka vetëm deputetë të lirë.

I vetmi grup i strukturuar është ai i pozicionuar në krah të Rithemelimit që kanë kontributin e tyre, por nuk e besoj se ka një tjetër. Janë një grup deputetësh të lirë, janë 32 depute të lirë Në rast se ka një grup është ai që ka zënë vendet sot në krah të Rithemelimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy