Protesta masive në Serbi, Islami: Vuçiç me aparatin e fuqishëm, s’do lejojë që të bjerë nga pushteti (VIDEO)

Protesta masive në Serbi, Islami: Vuçiç me aparatin e fuqishëm, s’do lejojë që të bjerë nga pushteti (VIDEO)

Eksperti i sigurisë në Kosovë, Avni Islami, thotë se të gjithë po presin me padurim dhe një pjesë me skepticizëm protestën e paralajmëruar prej kohësh nga lëvizja studentore në Serbi, në orën 16.00 të pasdites së të shtunës.

Në një intervistë për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai deklaroi se nesër mund të rrëzohet regjimi i fundit i Aleksandar Vuçiç, të cilin e cilësoi një pasardhës të Sllobodan Millosheviçit, për shkak të mënyrës së tij qeverisëse.

Islami shpreh dëshirën për t’u rrëzuar pushteti i Vuçiç, por shton se ai ka një aparat të fuqishëm që nuk do të lejojë rënien nga pushteti.

Sipas tij, opozita po tenton që shteti i fundit në Ballkan të bëhet demokratik si çdo vend tjetër në Europë.

Deklaratat e forta të njeriut të fundit të Millosheviçit, Vuçiç, ku i kërcënoi me forcën ushtarake protestuesit, janë deklarata të fuqishme, por rinia studentore, punëtorët që janë bashkuar dhe të tjerë, janë të vendosur që shtetin e Serbisë ta demokratizojnë.

Për ta mbajtur gjallë pushtetin e tij, Vuçiç nuk po gjen metodat e duhura. Askush nuk mund të paramendojë se çfarë do të ndodhë nesër gjatë protestës.

Do të doja të rrëzohej pushteti i Vuçiç, por mendoj se ai ka një aparat të fuqishëm që nuk do të lejojë që të bjerë pushteti.

Madje përreth godinav të pushtetit janë vendosur dhe përkrahës civil të pushtetit.

Kjo më kujton kohën e Millosheviçit, se kjo mënyrë ka ekzistuar dhe atëherë dhe serbët e Kosovës janë përdorur dhe tani dhe po përdoren nga Vuçiç.

Përreth Serbisë, në përgjithësi të gjithë në Ballkanin Perëndimor janë të interesuar që Serbia të demokratizohet.

Por sa i takon protestave dhe trazirave në Serbi, nuk besoj se do kenë ndikimi as në Kosovë dhe as në Bosnjë Hercegovinë pasi rreth e qark Serbisë, janë forcat e NATO-s dhe nuk shoh ndonjë shqetësim për vendet e rajonit.

Shqetësimi kryesor i studentëve ditën e nesërme është se ata mund të përballen me një dhunë të beretave të kuqe, të paramilitarëve që janë të shquar për gjenocid dhe në Kosovë, të cilët janë në gjendje që edhe fëmijët e tyre t’i masakrojnë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy