
Udhëtimi i Shqipërisë drejt BE-së, më shumë se një autostrade, i ngjan një rruge me pengesa. Kështu u shpreh presidenti i Këshillit të Europës, Donald Trump, gjatë një konference të përbashkët shtypi me kryeministrin Edi Rama.
Tusk u shpreh optimist për perspektivën europiane të Shqipërisë. “Dua ta nis duke e përgëzuar popullin shqiptar për rekomandimin. Nuk do të ndodhë brenda natës. Do të ketë shumë punë. Ajo çfarë keni bërë është e mjaftueshme për të çelur bisedimet për anëtarësim. Kjo është ajo që unë besoj thellësisht. Një tjetër sfidë është të binden të gjitha shtetet anëtare për të hapur negociatat. Kjo do t’i ngjajë më shumë një rruge me pengesa sesa një autostrade. Sot mund të them se me bindje se jam optimist kur bëhet fjalë për këtë perspektivë afatgjatë. BE deri tani është donatorja dhe partnerja tregtare më e madhe. 78 % e eksporteve shqiptare në BE, 14% te fqinjët, Kina 3% dhe Turqia 1%. Më 17 maj samiti do të mbledhë udhëheqësit e rajonit. Aty dyhet të përcaktohen mënyrat për të përmirësuar lidhjet me dhe brenda rajonit”, tha ai.
Tusk preferoi ta mbyllte fjalën e tij me një batutë: “Kam ndjesinë personale se jeni më europianë ju këtu sesa disa europianë të BE-së”.



