Krizë mjedisore në Indi: Ujë çdo 10 ditë, burimet natyrore po shterojnë (FOTO)

Krizë mjedisore në Indi: Ujë çdo 10 ditë, burimet natyrore po shterojnë (FOTO)

Qindra bidonë plastikë janë në radhë në truallin e plasaritur, të thatë e të pluhurosur të Vasant Kunj në Dehlin Jugor. Banorët presin autobotin shtetëror të ujit që të vijë.

Kanë kaluar 10 ditë pa ujë. Për shumë prej familjeve rezervat ka ditë që kanë mbaruar.

"Është tejet e vështirë të jetosh në këtë mënyrë. Gjithçka ka të bëjë me ujin: Pija, ushqimi, gatimi, pastrami”, thotë Fatima Bibi, e cila merret me shpërndarjen e ujit në lagje.

Dhjetë minuta më tej janë qendrat tregtare me produkte të shtrenjta e luksoze, porn ë këtë anë të qytetit njerëzit jetojnë si mos më keq.

Kur vjen autoboti rreth tij mblidhen burra e gra për të mbushur enët e tyre. Secilit i jepen 600 litra ujë për shtëpi – një sasi shumë e pakët qoftë dhe për mbijetesë.

India po përballet me krizën më të rëndë të ujit në historinë e saj. 600 milionë njerëz po përballen me kufizime të skajshme të orareve të ujit, Rreth 220 mijë indianë kanë vdekur për shkak të pamjaftueshmërisë apo kontaminimit të ujit.

21 qyteteve të mëdha pritet t’u shterojnë burimet e ujit gjer në vitin 2020. Me rritjen e popullsisë së vendit (1.3 miliardë) situate pritet të përkeqësohet.

Indisë po i shterojnë burimet natyrore të ujit.

"Ne kemi shumë njerëz dhe pak ujë për ta. Është fatkeqësi që njerëzit nuk arrijnë ta shohin sa i frikshëm është ky problem”, thotë Jyoti Sharma, krijues dhe president i FORCE-s, një OJF që po punon për rezervimin dhe higjenën e ujit.

Ndërkohë që vende të thata si India po bëhen edhe më të thata për shkak të ndryshimeve të klimës, Sharma paralajmëron se uji shpejt do të bëhet një problem pabarazie botërore. /Sipas CNN/

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy