Fadromat e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit kanë nisur prishjen e objekteve të ngritura pa leje në Parkun Kombëtar të Valbonës. Në shënjestër kanë qenë si bujtina druri ashtu edhe struktura betoni, ndërsa në total janë evidentuar 22 ndërtime, prej të cilave 15 tashmë janë shembur.



