
Datë 20.07.2020 në adresë të KPK, ONM dhe ILD mbërrin një letër denoncuese. Autori, “një qytetar i zakonshën”, quhet: Rrahim Shehu. Ai, “qytetari normal”, siç do ta cilësoi veten, nëpërmjet 7 faqeve letër, denoncon parregullsitë në respektimin e detyrë të drejtueses së Prokurorisë Tiranë Elisabeta Ymeraj.
Ne letër paraqiteshin akuza që sipas Rrahim Shehut, kërkojnë vëmendje dhe që ai arrin të japi indicje për të siguruar provat e nevojshme.
Këto akuza, u përdoren më pas si gjetje nga vëzhguesi ndërkombëtar Theo Jacobs, gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar në datë në datën 1.4.2021. Mos mendoni keq, data është thjesht një koincidencë nuk ka të bëjë me ditën e rrenave.
Ndër akuzat që Jacobs i ka përmendur si gjetje, në 1 prill, data ju thashë që është koincidencë, duke ju referuar letrës veçohet:
1. Ymeraj ka bërë divorc fiktiv.
2. Ymeraj, ka financuar dhe ka mbajtur në përgjim e vëzhgim, vëzhguesin ndërkombëtar Hans Kijlstra.
3. Ymeraj ka bërë presion te anëtarët e KPK.
“Ajsberg” në MCN TV përmend vetëm 3 pika, por denoncimet e “Rrahimit” kapin shifrën 17.



