Kancelarja Angel Merkel ka mbërritur në ambientet e Pallatit të Brigadave ku është pritur nga kryeministri shqiptar Edi Rama.
Gjithçka ishte e organizuar, ku për nder të kancelares gjermane u organizua dhe një ceremoni zyrtare.
Sipas protokollit, pasi u ulën në poltronët e tyre, u vendosën dhe dy himnet kombëtare, ai i Shqipërisë dhe i Gjermanisë.
Kancelarja gjermane pritet tashmë që të zhvillojë një bisedë “kokë më kokë” me kryeministrin Edi Rama.



