Xama: Ahmetaj ka ndihmuar Mërtirin dhe Zoton që kur PS ishte në opozitë

Xama: Ahmetaj ka ndihmuar Mërtirin dhe Zoton që kur PS ishte në opozitë

Gazetarja Ola Xama e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN u shpreh se “koka” për cështjen e inceneratorëve nuk është Ahmetaj, ka përgjegjësi, por sipas saj përgjegjësia është qeveria e korruptuar.

Sipas Xamës SPAK ka prova që tregojnë miqësinë e Ahmetaj me Mërtirin dhe Zoton, të cilët i ka ndihmuar për të komunikuar me bashkitë që PS kishte në momentin kur ndodhej në opozitë.

“Akuza kryesore është korrupsion për çështjen e inceneratorëve. Prova që ka SPAK për këtë janë faturat 34 mijë euro për pushime jashtë shtetit. Është gjetur pasuri e padeklaruar. SPAK provon se nga provat e marra në telefonin e Ahmetaj kishte biseda ku jo vetëm kishte miqësi me Mërtirin dhe Zoton, por ashtu i ka ndihmuar për të bërë biznes kur PS ishte në opozitë por kishte disa bashki të fituara. Kuptohet që koka nuk është Ahmetaj, por që ka përgjegjësi ka. Arkitekti nuk është urdhëruesi, ai është dizejnuesi, pra unë dua një projekt dhe nuk mendoj që arkitekti i skemës është Ahmetaj, por është qeveria që është e korruptuar dhe ka gjetur dikë që është i aftë për këtë.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy