
Një grua transgjinore ka fituar për herë të parë konkursin e bukurisë Miss Portugalia dhe do të konkurrojë me një grua tjetër transgjinore për titullin Miss Universe në El Salvador.
Marina Machete, një stjuardesë 28-vjeçare, fitoi titullin në Borba, në rajonin juglindor të Evora.
Në një mesazh në rrjetet sociale ajo shkruan:
Krenare që jam gruaja e parë trans që konkurron për titullin e Miss Universe për Portugalinë.
Për vite me radhë nuk kam qenë në gjendje të marr pjesë dhe sot jam krenare që jam pjesë e këtij grupi të jashtëzakonshëm finalistësh.
Korrikin e kaluar, vajza holandeze 22-vjeçare Rikkie Kolle u bë gruaja e parë transgjinore që fitoi titullin Miss Holanda.
Machete dhe Kolle do të pasojnë spanjollen Angela Ponce, e cila u bë kandidatja e parë transgjinore për titullin Miss Universe në vitin 2018.



