
Themeluesi i “Shqipëria bëhet” Adriatik Lapaj tha në studion e emisionit Zonë e Lirë në MCN Tv banda (PD-PD) e ka marrë sistemin përmes ligjit.
Më tej Lapaj tha se PD bëri amnisti për të dënuar nga SPAK-u dhe jo për ata që protestuan në protestat e saj para 4-5 vitesh.

Statistikisht jemi një ndër popujt që proteston më shumë në Europë dhe populli që proteston më shumë në Ballkon. Ne jetojmë në diktaturën e shpërfilljes, popujt e tjerë kanë ndërtuar sisteme që kur qytetari paralajmëron politika dëgjon se e di që sistemi aty po hodhi një hap tjetër qytetari bëhet tym e flakë dhe nuk ka kthim pas. Këtu nuk ke sistem ligjor dhe instrumente që të garantojnë. Ai thotë bjeri dhe nxirri fundin gjithë ditën se ti s’ke çfarë i bën.
E kemi bërë ligjin që e kanë marrë një pakicë. Po, ligji i pengon qytetarët që të dalin. I arrestuan në protestat e PD-së para 4 vitesh 660 protestues, bënë burg ata me muaj dhe kur erdhi puna këta ustallarët e vjetër shkuan dhe votuan amnistinë. PD nuk bëri amnisti për këta që hëngrën dru, gaz dhe u dënuan në protesta e veta por bëri amnisti që të liroheshin këta që kishte dënuar SPAK-u.
Në mëngjes protestonte te bashkia për drejtorët e 5D, në darkë votoi ë të lironte shokët e drejtorëve.
Banda e ka marrë sistemin përmes ligjit dhe do çarë banda.
Lapaj mohoi fjalët që ai dhe përfaqësues partive të tjera të reja të jenë mbledhur bashkë nga britanikët dhe amerikanët.



