Ish-zv/kryeregjistruesi i pasurive të paluajtshme, Flamur Çollaku, thotë se përdorimi i sistemit me dy harta është shkaku i konfliktit për pronësinë e tokës në Kepin e Rodonit. Në studion e MCN Economy, ai tha se për këtë arsye, konflikti lidhet më shumë e kufjtë e pronës mes palëve në konflikt.
Ky konflikt ka ndodhur në fshatin Shetaj. Kisha ka konflikt edhe me kufitarë të tjerë. Kjo erdhi sepse janë afruar këta persona që duan të investojnë në tokat e kishës. Këta me dokumente i kanë bërë në periudhën e mbretërisë, duke i kaluar te persona juridik dhe që aty te kisha. Konfliktet vijnë sepse është përdorur sistem dyhartash. Pra janë përdorur harta të ndryshme. Pretendohet se zona ka kaluar në sistem regjistrimi, por ka pjesë të zonës që kur është regjistruar nuk ka kaluar plotësisht. P.sh. e njëjta gjë ka ndodhur me Dajtin, zona e kampit të punëtorëve nuk ka kaluar e gjitha.
Me dokumente të origjinës pronësinë mund ta ketë kisha, por në konflikt me familjen Kalaja vjen për efekt kufiri. Ky sistem regjistrimi është më revolucionari, lidh regjistrin me hartën.
Duke u ndalur te investimet strategjike në bregdet, Çollaku tha se qëllimisht, shteti nuk bën verifikimet e duhura.
Kakomeja ka problem tjetër. Atje janë investitorët strategjikë. Është betejë që ka vazhduar gjatë. Shteti duhej të kontrollonte, por bën sikur e kontrollon. E gjithë kjo vjen për efekt të mbivendosjes së titujve dhe është problem hartografik.
U tha që do të kaloheshin në hartë zonat e bregdetit për një muaj. Ishte e pamundur për t’u bërë. Bënë disa ishuj, njolla. Zona kadastrale po filloi, duhet të përfundojë.
Regjistrimi i një pasurie bëhet me numër. Po more numër pasurie, nuk mund të vësh pasuri tjetër mbi të.



