Agresioni rus në Ukrainë/ Joe Biden bisedon sot me Xi Jinping

Agresioni rus në Ukrainë/ Joe Biden bisedon sot me Xi Jinping

Presidenti i SHBA Joe Biden do të bisedojë sot me homologun kinez Xi Jinping për "menaxhimin e konkurrencës midis dy vendeve, si dhe luftën e Rusisë kundër Ukrainës dhe çështje të tjera me interes të përbashkët", tha në një deklaratë të enjten sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

“Kjo është pjesë e përpjekjeve tona të vazhdueshme për të mbajtur linja të hapura komunikimi midis Shteteve të Bashkuara dhe PRC”, tha Psaki.

Një zyrtar perëndimor dhe një diplomat amerikan i tha CNN se SHBA ka informacione që sugjerojnë se Kina është shprehur e hapur për t'i ofruar Rusisë ndihmën e kërkuar ushtarake dhe financiare si pjesë e luftës së saj kundër Ukrainës. Pretendimet janë mohuar nga Pekini zyrtar.

Biseda e fundit e njohur e Biden dhe Xi u zhvillua në nëntor gjatë një samiti virtual që zgjati tre orë e gjysmë, ku nuk u shënua ndonjë përparim domethënës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy