Andoni: Drafti për Kodin e ri Penal shqetësues, kritikat e autoriteteve tregojnë mungesë transparence (VIDEO)

Andoni: Drafti për Kodin e ri Penal shqetësues, kritikat e autoriteteve tregojnë mungesë transparence (VIDEO)

Analisti Ben Andoni, e sheh me shqetësim draftin për Kodin e ri Penal dhe kërkon përfshirjen e specialistëve nga fusha të ndryshme në hartimin e tij.

Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai deklaroi se duhet të jesh naiv të mendosh se një grup ekspertësh tek ne punojnë pa vëmendjen e ekzekutivit.

Sipas tij, fakti që pjesa më e madhe e autoriteteve reale që do merren me këtë kod e kritikojnë, tregon se është diçka jo transparente. 

Personalisht e shoh shqetësues draftin, theksoj se drafte të tilla paçka se zoti Rama pretendon se janë bërë përmes specialistëve, duhet të përfshinin brenda antropologët, sociologët, psikologët, ekspertët e policisë madje dhe matematikanët, pasi përcjellin problematika që shfaqen në Kodin Penal. 

Problemet që ka Shqipëria në 2025 nuk janë ato që kanë qenë në komunizëm apo mbas luftës së dytë botërore. Sot jemi në kohë krejt të tjera, vërtetë thuhet se jemi shumë afër anëtarësimit në Bashkimin Europian, por kodi lë shumë për të dëshiruar. 

E para përballë medias, ku ne do jemi shumë të kufizuar. E dyta përballë instancave, do jetë shumë e vështirë të përballesh me instancat dhe në momente të caktuara dhe ti akuzosh publikisht, vende me demokraci shumë më të zhvilluar se ne i lejojnë komunitet e gazetarëve që të kritikojnë dhe mbretin, ndërsa ë vendin tonë do jetë shumë e vështirë të adresosh kritika ndaj Kryeministrit, Presidentit etj.

 Kur ne e dimë se është shumë e vështirë për gazetarët që të marrin informacione zyrtare. Ndërkohë që shumë gjëra kalojnë pa vëzhgimin e medias, se nuk bëhen publike. 

Mjafton të shohësh godinat në Tiranë, apo vendimi i fundit i KKRRT për ndërtimet që do bëhen në Farkë, ndërkohë që aty kanë filluar punimet. Zoti Rama mendon sikur ky kod ka hyrë në fuqi. 

Nuk mund të quash qesharak personazhet që e kritikojnë këtë kod. Kur kryeprokurori, kryetari i Dhimës së Avokaturës kanë shprehur rezerva të mëdha, shoqatat e gazetarëve, nuk e di çfarë e shtyn zotin Rama të mendojë kështu. 

Janë rreth 900 nene dhe në ditët në vazhdim nëse do kenë kurajo duhet të shprehen konstitucionalistët. Rasti i medias është shumë fleksibël, ajo që flet për lirinë e shprehjes. Nëse ti gjendesh përballë një autoriteti të lartë dhe ti e akuzon hapur.

Interesi i vendit prevalon mbi të gjitha por ky nen ty të penalizon pasi shihet si përdhosje e figurës së Presidentit. Ka shumë nene që më duken më shumë si përkthime se sa rregullime reale. Bëhet i ditur dhe grupi i ekspertëve që e kanë bërë këtë draft.

Si Kodi Penal ashtu si Kushtetuta e një vendi tregon në një periudhë të caktuar zhvillimin e vendit. Që nga zoti Rama dhe zoti Ulsi Manja duhet t’iu vënë gishtin kokës se drafte të tilla janë jashtëzakonisht të rëndësishme për të ardhmen e vendit. 

Duhet të jesh naiv të mendosh se një grup ekspertësh tek ne punojnë pa vëmendjen e ekzekutivit. Pjesa më e madhe e autoriteteve reale që do merren me këtë kod e kritikojnë, tregon se është diçka jo transparente.

 Drafte të tilla duhen vite që të hartohen. Duhet të përfshijnë individë të spikatur në fusha të ndryshme se duhet të përballësh Shqipërinë nga ana antropologjike, ana sociale dhe psikologjike. Nuk mendoj se ky ligj i përfshin këto elementë.

Nuk besoj se zoti Rama mos të dijë. Kuptohet që mund të mos dijë nen për nen, se e kemi parë që futet në pushtetin lokal dhe inspektoriate të ndryshme, nuk besoj se ka pasur shumë kohë. Nuk besoj se juristët nuk kanë pasur indikacione nga autoritetet ekzekutive.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy