
Donald Trump foli për një kërcënim të ri për orët e BE para një takimi me Jean-Claude Juncker në Shtëpinë e Bardhë, ku presidenti i Komisionit Evropian do të bëjë një përpjekje të fundit për të shmangur një luftë transatlantike tregtare.
Në një mesazh në "Twitter", presidenti amerikan sugjeroi se BE ishte në rrugën e tregtisë së lirë dhe se biseda e tij e ashpër po detyronte Brukselin në një tryezë negociatash.
Administrata amerikane ka aplikuar tashmë tarifa të larta për eksportet e çelikut dhe aluminit të BE dhe është përfshirë në një luftë tregtare me Kinën.
Trump ka kërcënuar në mënyrë të përsëritur që të imponojë tarifa të mëtejshme për makinat evropiane që importohen në SHBA për një zhbalancim të perceptuar në tregtinë midis dy blloqeve ekonomike.
Presidenti amerikan shkroi: “Tarifat janë gjëja më e mirë! Një vend që ka trajtuar Shtetet e Bashkuara në mënyrë jo të drejtë, ose ulet në negociata për një marrëveshje të drejtë tregtare, ose do të goditet me tarifa”.
Presidenti amerikan përsëriti komentin e tij se bota e përdor Amerikën si bankën e vet dhe të gjithë përpiqen ta zhvasin.
"Bashkimi Evropian po vjen në Uashington nesër për të negociuar një marrëveshje mbi Tregtinë. Unë kam një ide për ta. Si SHBA ashtu edhe BE i heqin të gjitha tarifat, pengesat dhe subvencionet! Kjo më në fund do të quhet Tregu i Lirë dhe Tregtimi i Drejtë! Shpresoj se ata e bëjnë këtë, ne jemi gati - por ata nuk do!", ka shkruar shefi i Shtëpisë së Bardhë.
Burimet e BE kanë sugjeruar që Trump dhe Juncker të përparojnë në një nivel tjetër bisedimesh, shpresat për ndonjë zhvillim pozitiv nga mbledhja e Shtëpisë së Bardhë të mërkurën nuk janë të larta në Bruksel.
Trump është ankuar vazhdimisht për tarifën 10% të BE-së në automjetet e importuara. SHBA ka një taksë prej 2.5% për importet e automjeteve të pasagjerëve. BE-ja është përgjigjur se në fusha të tjera, Brukseli është më bujar se SHBA.
Trump thuhet se është gati të aplikojë një tarifë prej 20% në importin emakinave dhe pjesëve të makinave . Juncker do të kërkojë të shmangë një veprim të tillë të njëanshëm, duke bërë një ofertë, por vetëm nëse SHBA heq tarifat ndëshkuese ndaj çelikut dhe aluminit evropian.



