440 të infektuar dhe 9 humbje jete nga Covid në vend

440 të infektuar dhe 9 humbje jete nga Covid në vend

9 qytetarë kanë humbur betejën me Covid në 24 orët e fundit në vend. Numri i viktimave është rritur krahasuar me një ditë më parë, kur u raportuan 5 humbje jete. Nga 2902 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë me Covid, 440 qytetarë,  kurse dje ishin 516 të infektuar.

“Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 9 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Gjashtë qytetarë nga Tirana 62- 82 vjeç, dy qytetarë nga Berati 74-77 vjeç dhe një qytetar nga Durrësi 87 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve”, raporton ministria e Shëndetësisë.

Rastet pozitive janë në këto bashki: 160 në Tiranë, 30 në Vlorë, 27 në Fier, 23 në Durrës, 20 në Elbasan, 19 në Patos, Berat, 10 në Kamëz, 9 në Lushnje, Sarandë, Korçë, 8 në Shkodër, Kavajë, 7 në Tepelenë, Kuçovë, 6 në Pukë, Lezhë, Krujë, Gjirokastër, 5 në Kurbin, Mallakastër, 4 në Vorë, Skrapar, 3 në Fushë Arrëz, Pogradec, Peqin, 2 në Malësi e Madhe, Mirditë, Shijak, Libohovë, Dropull, Përmet, Devoll, 1 në Has, Tropojë, Rrogozhinë, Dibër, Rroskovec, Selenicë, Delvinë, Dimal, Poliçan, Gramsh.

Në të gjithë vendin janë 7,610 pacientë aktivë me COVID19. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 150 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.  Janë shëruar 539 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 188,045 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Statistika (26 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore         440
Të shëruar në 24 orë       539
Të shtruar në spitale       150
Humbje jete në 24 orë     9
Testime ditore                 2902

Testime totale              1,385,581
Raste pozitive                198,732
Raste të shëruara          188,045
Raste Aktive                      7,610
Humbje jete                      3,077

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë          3,970
Fier                684
Gjirokastër     553
Shkodër         489
Berat              430
Durrës             393
Elbasan            346
Vlorë                267
Korçë              201
Lezhë              168
Dibër                60
Kukës              49

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy