
Emigrimi masiv i mjekëve dhe infermierëve është një fenomen që në Kosovë ka nisur shumë më herët se në Shqipëri.
Vit pas viti qindra mjekë e infermierë largohen nga Kosova dhe kërkojnë një jetë më të mirë në shtetet e Bashkimit Evropian, kryesisht në Gjermani.
Shkak janë kushtet jo të mira të punës, mungesa e edukimit të vazhdueshëm profesional dhe mungesa e sigurimeve shëndetësore.
Siç raporton “Zëri”, rreth 300 infermierë dhe mbi 150 mjekë vlerësohet se janë larguar nga Kosova gjatë këtij viti.
Ndërkohë, edhe pse në institucionet publike shëndetësore në vend shprehet nevoja për rekrutimin e stafit të ri, një numër i madh mjekësh vazhdon edhe më tej të jetë i papunë.
Mungesa e një oferte punësimi i shtyn ata të largohen drejt shteteve të tjera.



