Thaçi: Kërkoj Luginën, nuk jap Veriun, Vuçiç: Duhet gjetur zgjidhje! (VIDEO)

Thaçi: Kërkoj Luginën, nuk jap Veriun, Vuçiç: Duhet gjetur zgjidhje! (VIDEO)

Presidenti Hashim Thaçi nuk tërhiqet ende nga ideja e tij, për korrigjimin e kufijve me Serbinë. Gjatë një interviste për RTV Dukagjini, Thaçi ka thënë se mbështetja për idenë e tij nga populli është masive, madje siç tha ai kjo do të vërtetohet edhe përmes referendumit kur të organizohet, për këtë çështje.

“Vullneti masiv i qytetarëve të Kosovës është në favor të kësaj ideje, gjithashtu vullneti masiv është edhe i atyre që jetojnë në Luginë të Preshevës, që t’i bashkëngjitën Kosovës. Kërkesa e tyre është e drejtë dhe e pranueshme. Në rast se ka pajtim mes dy palëve për këtë kërkesë, askush nuk do të jetë kundër, as SHBA-të e as BE-ja”, tha Thaçi.

Kreu i shtetit kosovar ka këmbëngulur se nuk do të ketë ndarje e as shkëmbim të territoreve,  ndërsa ka konfirmuar se në shtator zyrtarisht do të prezantojë idenë e bashkimit të Luginës me Kosovën.

“Besoj nga shtatori do të ketë diskutim të hapur për këtë çështje, por gjithçka do të jetë transparente, unë do të flasë me qytetarët e Kosovës si dhe do të shqyrtoj seriozisht që për këtë çështje qytetarët të deklarohen me pyetjen në rast janë në favor të bashkimit të Luginës me Kosovën”, ka thënë Thaçi.

Ndërkohë homologu i tij serb, Aleksandër Vuçiç, ndryshe nga Thaçi, nuk ka folur rreth opsioneve që po qarkullojnë në Kosovë, rreth ndarjes dhe shkëmbimit të territoreve apo korrigjimit të kufijve. Vuçiç ka shtuar se pak njerëz e duan zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy