Shpërndante lëndë narkotike në lokale nate, arrestohet 18-vjeçari në Sarandë

Shpërndante lëndë narkotike në lokale nate, arrestohet 18-vjeçari në Sarandë

Policia e Sarandës ka arrestuar një 18-vjeçar me iniciale N. H., pasi shpërndante lëndë narkotike në lokale nate, në vijën bregdetare, me një motomjet të cilin e drejtonte pa leje drejtimi, si dhe mbante armë të ftohtë me vete. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme. Njoftimi i policisë: Sarandë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Motoristi”. Shpërndante lëndë narkotike në lokale nate, në vijën bregdetare, me një motomjet të cilin e drejtonte pa leje drejtimi, si dhe mbante armë të ftohtë me vete, kapet dhe vihet në pranga 18-vjeçari. Sekuestrohen një sasi lënde narkotike cannabis e ndarë në doza të gatshme për shitje, si dhe arma e ftohtë (thikë). Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj tentativave për të shpërndarë lëndë narkotike, në lokale nate, në vijën bregdetare në Sarandë dhe në Ksamil, si dhe bazuar në inteligjencën policore se një i ri shpërndante lëndë narkotike, duke përdorur një motomjet, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Motoristi”. Në kuadër të këtij operacioni, shërbimet e Policisë kanë ndaluar në rrugën “Kanali i Çukës”, një motomjet që drejtohej nga një 18-vjeçar, i cili nuk ishte i pajisur me leje drejtimi. Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj drejtuesit të këtij motomjeti, shtetasit N. H., 18 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, Sarandë, në çantën e supit shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde narkotike cannabis sativa të ndarë të doza të gatshme për shitje dhe një armë të ftohtë (thikë). Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të 18-vjeçarit, si dhe sekuestrimin e lëndës narkotike, thikës dhe motomjetit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy