Themeluesi i “Amazon” kritikohet për ambiciet hapësinore: Krijo kushte për punonjësit dhe paguaji siç duhet

Themeluesi i “Amazon” kritikohet për ambiciet hapësinore: Krijo kushte për punonjësit dhe paguaji siç duhet

Ambicia e themeluesit të Amazon, Jeff Bezos, po kritikohet në masë për udhëtimet në hapësirë pas raportimeve në media se punonjësit e kompanisë së tij flenë në tenda dhe i kryejnë nevojat personale në shishe, për të fituar kohë dhe për të arritur objektivat ditore. Bezos është njeriu më i pasur në botë. Pak kohë më parë, ai i tha “Bussines Insider”, se ka në plan që fitimet nga “Amazon” t’i investojë në udhëtimet në hapësirë.

Në internet, komuniteti i përdoruesve të rrjeteve sociale nuk është aspak dakord. Ata thonë se Bezos duhet të investojë në shkolla, rrugë, sistemin shëndetësor dhe shërbimet publike para se të hedhë miliarda dollarë në udhëtimet jashtë planetit.

Amazon është kritikuar shpesh për trajtimin jo të mirë të punëtorëve. Vitin e kaluar, një investigim i fshehtë i kryer nga Daily Mirror zbuloi se punonjësit e kompanisë së shitjeve online trajtoheshin “si kafshë” dhe detyroheshin të punonin deri në limitet e kapacitetit fizik.

Sipas një tjetër investigimi, disa nga magazinat e Amazon nuk kanë sistem të ajrit të kondicionuar dhe për këtë arsye, kompania mban në oborr ambulanca të gatshme nëse punëtorëve u bie të fikët gjatë orarit të punës.

Shifrat e fundit tregojnë se të ardhurat mesatare të një punonjësi të Amazon janë 28 446 dollarë, ndërsa në Facebook një punonjës paguhet 240 430 dollarë dhe në Google 197 274 dollarë.

Vetë Bezos vlen 131 miliardë dollarë. Ai thotë se përmes kompanisë së tij, Blue Origin, ka ndërmend të çojë njerëz në hapësirë brenda këtij viti dhe ky është objektivi më i rëndësishëm.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy