“Guri” ia zinte rrugën traktorit të tij/ Fermeri belg aksidentalisht lëviz kufirin francez

“Guri” ia zinte rrugën traktorit të tij/ Fermeri belg aksidentalisht lëviz kufirin francez

Një fermer në Belgjikë pa vetëdije ia ka ndryshuar vendit të tij kufirin me Francën.

Një entuziasit i historisë, përderisa po ecte në mal, pa se guri që shënon kufirin mes dy shteteve evropiane kishte lëvizur për 2.29 metra.

Fermeri belg, i zemëruar nga guri që ia zinte rrugën e traktorit, e kishte lëvizur gurin dhe e kishte vendosur brenda territorit francez, shkruan BBC.

Në vend se të shkaktonte reagime ndërkombëtare mes dy vendeve, incidenti ngjalli buzëqeshje dhe shaka në të dyja anët e kufirit.

“Ai e bëri Belgjikën më të madhe e Francën më të vogël, nuk është ide e mirë”, tha për një televizion france David Lavaux, kryetar i fshatit belg, Erquelinnes.

"Unë isha i lumtur, qyteti im ishte më i madh, por kryetari i bashkisë së Bousignies-sur-Roc nuk ishte dakord.", shtoi kryetari belg duke qeshur.

Ndryshe, kufiri mes Francës dhe Belgjikës është i gjatë 620 kilometra. Ai ishte caktuar me Traktatin e Kortrijkut, të nënshkruar më 1820 pas humbjes së Napoleonit në Waterloo pesë vjet më parë. Kufiri ishte shënuar me gurë, të cilët kanë mbetur në vendet e tyre që nga ajo kohë.

Autoritetet lokale belge e kanë kontaktuar fermerin për ti kërkuar atij që ta kthejë gurin në vendin e tij origjinal. Nëse kjo nuk ndodh, çështja mund të përfundojë në ministrinë e jashtme belge, e cila do të duhet të thërrasë një komision kufitar franko-belg, që është në „gjumë“ që nga viti 1930.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy