Inceneratorët, Brahimllari: SPAK i vonuar me hetimet, vazhdon një pazar i vjetër për të ndihmuar njeri-tjetrin (VIDEO)

Inceneratorët, Brahimllari: SPAK i vonuar me hetimet, vazhdon një pazar i vjetër për të ndihmuar njeri-tjetrin (VIDEO)

Ish-deputeti i LSI-së Indrit Braimllari ka komentuar lidhur me ecurinë e çështjes së inceneratorëve për të cilën u shpreh se SPAK është i vonuar lidhur me hetimet.

Ai tha se kallëzimi është bërë shumë herët teksa provat janë dërguar në Prokurorinë e Posaçme. Sipas tij politikanë të caktuar duket sikur po kërkojnë të minimizojnë çështjen, duke hedhur akuza se duket se po vazhdohet një Pazar i vjetër mes PS dhe PD për të ndihmuar njeri-tjetrin.

LSI ka bërë një kallëzim konkret sa i përket çështjes së inceneratorëve në vend për ta bërë sa më të lehtë çështjen dhe për Prokurorinë e Posaçme. Sa i takon çështjes së ditës së djeshme presim avancim të mëtejshëm sepse qeveria po përpiqet ta lokalizojë duke funksionuar si një grup i organizuar institucional. Izolimi apo tentimi në një ministri e bën çështjen shumë më të vogël, kur ne e dimë që këtu përfshihet, Veliaj, ministra dhe shumë qtë tjerë. Të gjitha provat tona u janë depozituar në dosje dhe jemi vënë në dispozicion dhe kemi kërkuar të jemi pjesë e komisionit hetimor por nuk jemi pranuar ndërsa provat e dala dje janë prova të lidhura me bizneset e këtyre personave që kanë abuzuar dhe në fusha të tjera. SPAK tani është në proces hetimor.

Ne disponojmë materiale të cilat janë në dispozicion të Prokurorisë së Posacme. K a pasur refuzim nga PS dhe të lidershipit të PD në atë kohë për të mos qenë ne në komision. Tani po dëgjoj këto ditë Tabakun e cila ka dalë me kërkesa jo bashkim çështjesh etj, por bashkimi i këtyre në një çështje të vetme është një qokë që i bëhet rilindjes. Kjo tregon se ata vazhdojnë qokën e tyre por në mendimin tonë nuk duhet të bëhen bashkë, kjo lë mundësinë për dyshime për aludim por dhe do e zgjasnin  këtë proces. Çka dua të them mbi bazën e këtij komisioni hetimor është se ka një paqartësi mbi akuzën konkrete dhe provat dhe faktet që ka nxjerr ky komision hetimor. Kjo tregon qartë se këtu vazhdon një pazar i vjetër për ti shërbyer njeri tjetrit duke mos i bërë të ditura këto fakte dhe prova të zbardhura atje. Për ne është një çështje që duhet të kishte nisur kohë më parë dhe nuk mundet të aludojmë mbi këtë cë2shtje tani jemi duke pritur finalen e procesit për të pasur një konkluzion për të.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy