Kapet me 840 doza heroinë, arrestohet 31-vjeçari në Durrës

Kapet me 840 doza heroinë, arrestohet 31-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar një 31-vjeçar, nën akuzën e posedimit të lëndëve narkotike. Arrestimi i tij u krye nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës në kuadër të operacionit të koduar “Spring Square”.

Policia ka sekuestruar 840 doza heroinë, një sasi lëndë narkotike marijuanë dhe 2 peshore elektronike që përdoreshin për peshimin e lëndës narkotike.

Në njoftimin e policisë thuhet se arrestimi i tij u bë pasi mbi bazën e informacioneve se ky shtetas merrej me shpërndarjen e drogave të forta në doza të vogla, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, kanë ushtruar kontrroll në banesën e shtetasit E. I., dhe kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 840 gram, lëndë narkotike heroinë, një sasi lëndë narkotike marijuanë dhe 2 peshore elektronike. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy