Gjykatat Kushtetuese pezullon ligjin e vetingut. Kushtetuesja ka pranuar kërkesën e depozituar pranë saj disa ditë më parë nga Partia Demokratike.
Vendimi i Kushtetueses ngrin kështu një nga ligjet më të debatuara të reformës në drejtësi.
Ndërkohë, gjykata pritet të shqyrtojë kërkesën e dytë të PD-së, që ka të bëjë me shpalljen antikushtetues të këtij ligji.
Vetingu, i cilësuar si një prej ligjeve më të rëndësishme të reformës në drejtësi, u miratua vetëm me votat e maxhorancës në seancën e jashtëzakonshme të 30 gushtit. Por demokratët iu drejtuan Gjykatës Kushtetuese duke e cilësuar antikushtetues. Sipas tyre, ky ligj mbart rrezikun që procesi i skanimit të prokurorëve e gjyqtarëve të përdoret politikisht nga qeveria.



