Basha: Shembjen e republikës së vjetër e nisim nga Kavaja

Basha: Shembjen e republikës së vjetër e nisim nga Kavaja

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi nga çadra e protestës se rrëzimi i Republikës së Vjetër do të nisë nga Kavaja. Basha i ftoi demokratët në një protest masive ditën e zgjedhjeve të pjesshme lokale në Kavajë.

“Ne do të marshojmë të bashkuar. Jemi gati dhe stacioni më i rëndësishëm, i pari në këtë betejë finale, është ditën e zgjedhjeve në kryeqytetin e lirisë dhe demokracisë, në Kavajë. Nga Kavaja do të përhapet lajmi i mirë kudo se fasada e republikës së vjetër është një tigër letre, nje grusht kriminelesh, pushtetaresh te korruptuar dhe oligarkesh.Nga Kavaja ditën e dielë le ta gëzojë çdo shqiptar dhe mik i huaj, dashamirësit e shumte të republikës së re dhe kundershtaret e pakte le ta dine se me 7 maj republika e vjetër rrëzohet në Kavajë. Le të bashkohemi të dielën në bashkimin më të madh popullor në përballjen paqqësore por të vendosur që do shënojë simbolikisht rënien e republikës së vjetër. Nuk do lejojmë krimin, drogën, Rroshin dhe kaposhin të nëpërkëmbë Kavajën. Ne do të jemi të gjithë aty”, tha ai.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy