Zbulimi në Ulpianë, Hajdari: Mbishkrimi i Justinianit, prova se dardanët nuk u asimiluan

Zbulimi në Ulpianë, Hajdari: Mbishkrimi i Justinianit, prova se dardanët nuk u asimiluan

Një ekspeditë arkeologjike në Ulpianën antike nxori në dritë një mbishkrim, ku përmendet emri i perandorit romak, Justinian dhe gruas së tij, Teodora. Arben Hajdari, arkeolog dhe profesor në Universitetin e Prishtinës, tha për MCN TV se mbishkrimi në latinisht është më i rëndësishmi që ka zbuluar ndonjëherë arkeologjia kosovare. A

i provon se dardanët nuk ishin asimiluar, por i kishin mbijetuar romanizimit për të hyrë në mesjetë si entitet i qëndrueshëm. Është një bazilikë me përmasat më të mëdha e zbuluar ndonjëherë në Ballkan, 70 m gjatësi, me përmasat e katedrales Shën Tereza, në Prishtinë. Aty kemi zbuluar një mbishkrim, më i rëndësishmi ndonjëherë në arkeologjinë kosovare. Mbishkrimi flet për ndërtimin e qytetit, vendim të cilin e mori perandori Justinian. Mbishkrimi flet edhe për disa kisha, mes të cilave edhe ajo peshkopale, të cilën ia kushtoi Jezu Krishtit në ditëlindjen e tij. Nuk e dimë me saktësi për cilin vit bëhet fjalë, por mendohet diku mes viteve 535-548. Është i vetmi mbishkrim i këtij lloji i periudhës së Justinianit. Është e rëndësishme që ky është i vetmi mbishkrim i këtij lloji i periudhës së Justinianit. Në të përmendet qyteti si qytet dardan, ka rëndësi sepse tregon se dardanët nuk ishin asimiluar, siç ka pretendime. Ata i kishin mbijetuar romanizimit dhe kishin dalë në mesjetë si entitet i etabluar. Dardania ka qenë qendër e rëndësishme kishtare. pas tërmetit të viti 518 Ulpiana rindërtohet rreth 100 m nga Ulpiana e dikurshme. Përveç tërmetit në këtë zhvendosje kanë ndikuar edhe vërshimet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy