Qytetarët shqiptarë nuk do të lejohen të hyjnë në Rusi. Agjencia e lajmeve “Reuters” ka publikuar listën e nxjerrë nga Rusia në të cilën janë renditur vende “jomiqësore” dhe shtetasit e tyre nuk do të lejohen që të hyjnë brenda territorit rus.
Në listë bën pjesë edhe Shqipëria së bashku me disa vende të BE-së dhe SHBA-në.
Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i cili në një intervistë televizive deklaroi se po hartohet një dekret presidencial për këtë qëllim.
Sipas tij, do të ketë heqje të vizave për veprime jo miqësore për një numër vendesh. Ai theksoi se ndalimi nuk do të jetë kategorik, pasi dekreti do të përcaktojë kufizime për të hyrë në Rusi pa shpjeguar qëllimin e vizitës.
Do të vendosë një sërë kufizimesh për hyrjen në territorin e Rusisë. Besoj se ky hap do të zgjerojë mjetet për të ndikuar kategori të ndryshme të shtetasve të huaj. Para së gjithash, kundër atyre që janë të përfshirë në krime kundër shtetasve rusë jashtë vendit. Së dyti, ata që bëjnë përndjekje të padrejtë kundër popullit tonë. Dhe së fundi, ata që marrin vendime të paarsyeshme që cenojnë të drejtat dhe interesat legjitime të qytetarëve dhe organizatave të Federatës Ruse.
Qeveria ruse më 8 mars shpalli një listë të vendeve dhe territoreve jomiqësore, e cila përfshin SHBA-në dhe Kanadanë, të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE), Mbretërinë e Bashkuar, Ukrainën, Japoninë dhe Australinë ndër të tjera.




