
Pas 35 vitesh në Arabinë Saudite do të rihapen kinemat.
Mohammed bin Salman, ka shfuqizuar ligjin që ndalonte funksionimin e kinemave brenda vendit, një nisëm reformuese dhe një premtim i mbajtur nga princi i fuqishëm i kurorës pas ardhjes në pushtet.
Në bazë të këtij plani reformator kanë filluar transformime sociale si koncerte, festivale kulturore, kërcime në rrugë dhe ekzekutimi i muzikës moderne.
Ringjallja e kinemave është plan qeveritar për të promovuar argëtimin si pjesë e një plani reformator pas epokës së naftës. Njëkohësisht, pritet që kjo reforme ne kulture t’i jap një shtyse te re zhvillimit ekonomik të vendit.
Ashtu si hapësirat e tjera publike në Mbretëri, kinemaja pritet të ketë ndarje në seksione në bazë të gjinisë ose seksion të veçantë për familjet.
Por këto veprime kanë tronditur thellë ultra-konservatorët në mbretëri, të cilët e quajnë kinemanë vulgare dhe të pakuptimtë. Ishin pikërisht konservatorët arabë që propozuan në vitin 1980 ligjin për ndalimin e kinemave.



