
Një aksident në seri është shënuar mëngjesin e sotëm, me pasojë dy persona të plagosur.
Në Rrugën e Kombit, në afërsi të fshatit Blinisht të Lezhës janë përplasur 6 automjete.
Si pasojë e përplasjes janë shkaktuar dëme materiale dhe janë lënduar lehtë dy shtetas.
Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për të përcaktuar shkakun e përfshirjes se automjeteve ne aksident.



