Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, komentoi me ironi fushatën elektorale të Partisë Socialiste në prag të zgjedhjeve të 11 majit 2025, duke e cilësuar si një spektakël që shmang llogaridhënien dhe realitetin.

Bushati vlerësoi me sarkazëm mënyrën se si kryeministri Rama po e drejton këtë fushatë, duke e quajtur atë “fushatën më fantastike të mundshme, në raport me lëndën e parë që kishte.”
Rama duhet përgëzuar sepse bëri fushatën më fantastike të mundshme në raport me lëndën e parë që kishte.
Çfarë është fushata, si do të shesësh lëndën e parë që ke. Rama ose do të bënte fushatë të drejtë dhe të ndershme, të jepte llogari për çfarë është bërë, ata që i kanë shkuar në burg, korrupsioni, arritjet, ose do ti shmangte bilancin.
Kjo që shmangu bilancin duket si llaf goje, por duhet mbushur fushata. Në këtë pikëmapje, Rama sjell gjithmonë diçka të re.
Na tërheq me Noizy-n, tallavatë që bën qytet më qytet, tërheq vëmendjen me batutat, i dha ritëm fushatës duke e debilizuar, por qëllimin e arriti. Në këtë pikëpamje na shiti sapunin për djathë.



