Shqipëria nis drejt Italisë një tjetër grup mjekësh dhe infermierësh

Shqipëria nis drejt Italisë një tjetër grup mjekësh dhe infermierësh

Një tjetër grup mjekësh dhe infermierësh prej 60 vetash nga Shqipëria do të nisen sot drejt Italisë, për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit.

Ky grup është pjesë e aplikantëve në portalin 'Mjekë për Shqipërinë" në seksionin “Infermierë vullnetarë”.

Ata nuk kanë një përvojë të gjatë profesionale por mesa duket i udhëheq më së shumti vullneti dhe dëshira për të ndihmuar.

Pak javë më parë, Shqipëria dërgoi në Itali 30 mjekë dhe infermierë, të cilët po shërbejnë në frontin e parë të luftës kundër COVID-19 në spitalet e Breshias.

Pas grupit të parë, ky është grupi i dytë që do ndihmojë Italinë në luftën kundër COVID-19. Nisja e tyre bëhet sot  nga aeroporti “Nene Tereza”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy