
“Hyrja e Ukrainës në NATO, nuk është dhe nuk do të jetë në axhendë”.
Një deklaratë e tillë vjen nga kancelari gjerman, Olaf Schoz, duke folur gjatë konferencës për Siguri në Mynih.
Ai shtoi më tej se Vladimir Putin thotë se ekziston rreziku që një gjë e tillë të ndodhë, por sqaroi se lidhur me këtë temë duhen argumentuar faktet në mënyrë të hapur.
“Vendosja e ushtarëve rusë në kufi me Ukrainën, nuk është tërësisht e pabazuar. Nuk duhet të jemi naiv mbi këtë gjë”, u shpreh Scholz.
Kancelari gjerman, nënvizoi se hapësira për dialog me Moskën mbetet ende.
Tensionet Rusi-Ukrainë arritën kulmin në javët e fundit, pasi Moska pozicionoi forca të shumta ushtarake në kufi, si dhe armatime të rënda.
Ndonëse në ditët e fundit u dol me deklaratë për tërheqjen e trupave në përfundim të stërvitjes, një gjë e tillë shihet me skepticizëm.



