Një fëmijë vdiq kur një varkë e vogël u përmbys në det në Greqi, ndërkohë që emigrantët e ardhur nga Turqia po përpiqeshin të hynin, pas hapjes së kufijve. Djali, i moshës rreth 6 vjeç, ishte mes 48 refugjatëve të cilët u shpëtuan nga ujërat jashtë Aeroportit Ndërkombëtar të Mytilene në ishullin Lesbos, njofton “Euronews”.
Mijëra migrantë janë në përpjekje të vazhdueshme për të kapërcyer kufijtë Grekë që kur Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan njoftoi hapjen e kufijve për ata që dëshirojnë të kalojnë në Evropë.
Patrullat e ushtrisë dhe policisë përdorën gaz lotsjellës dhe granata trullosëse për të penguar përpjekjet e mijëra njerëzve për të hyrë brenda vendit gjatë natës.
Greqia njoftoi se do të pezullojë kërkesat për azil për një muaj, një veprim që ekspertët e quajtën një "shkelje të dukshme" të ligjit evropian.
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka njoftuar nëpërmjet rrjetit social Tëitter se Greqia do të mbrojë kufijtë e jashtëm të BE-së, duke i kthyer mbrapsht emigrantë që përpiqen të kalojnë kufirin e saj.
Dy fëmijë u transferuan në spitalin e Lesbos, njëri prej të cilëve vdi, pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, kurse tjetri ëshë jashtë rrezikut.



