6 ligjet që bëjnë funksionale Reformën në Drejtësi pritet të shqyrtohen dhe të miratohen këtë të enjte në Parlament. Paketa përmban 7 ligje, një prej tyre Vettingu është votur më herët në Parlament me votat e mazhorancës, ndërsa këtë të enjte pritet të votohen edhe 6 ligjet e tjera të paktës së emergjencës.
Opozita është shprehur se votat e saj do të shkojnë vetëm për SPAK dhe Byronë e Hetimit pasi sipas saj ky është i vetmi ligj që përputhet me standardet e vendosura nga BE, sa i përket ligjeve të tjera ato do të ankimohen në Gjykatën Kushtetuese.
Projektligjet që priten të miratohen:
Projekligji për Gjykatën Kushtetuese
Projekligji për Organizimin e Gjyqësorit
Projektligi për Organizimin e Prokurorisë
Projektligji për Mirëqeverisjen e Organeve të Drejtësisë
Projektligji për SPAK dhe Byronë e Hetimit
Projkteligji për Statusin e Gjyqtarëve.



