"Protestat për standarde janë luks, ne nuk e dimë çfarë është standardi"

"Protestat për standarde janë luks, ne nuk e dimë çfarë është standardi"

Duke marrë shkas nga protestat e maturantëve, analisti Mentor Kikia tha në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se nxënësit kanë protestuar për interesa personale njëlloj si prindërit e tyre në ’97-ën. Sipas Kikisë ne nuk protestojmë për standarte arsimi sepse nuk dimë çfarë është standardi. Ai gjithashtu e trajtoi këtë problem si të kthyer në fenomen dhe jo vetëm të një grupi të caktuar.

“Në shoqërinë tonë nuk protestohet, jemi e vetmja shoqëri pa sindikata. Protestën ne e lidhim me interesin e ngushtë personal. Nxënësit protestuan për interes personal sepse edhe prindërit e tyre të vetmen herë kur shkundën shtetin ishte kur u morën lekët në 97-ën. Protestat e organizuara nga partitë politike nuk janë protesta, ato nuk egzistojnë në Shqipëri. Nëse ne nuk kemi një prijës politik ne nuk dalim. Nuk protestohet për standard arsimi sepse nuk e dimë çfarë është standardi, të protestuarit për standarde është luks, është tjetër nivel. Fëmijët këtë model e marrin nga prindërit. Ne nuk i mësojmë fëmijët të reagojnë, por të nënshtrohen. Këtu është devijim prindërimi dhe shkatërrim i fëmijës. Këto janë probleme që janë kthyer në fenomene, nuk është problem i një grupi të caktuar. Ky problem duhet të marrë vëmendje për të ngritur zërin dhe duhet ta marrin në dorë edhe institucionet. Kjo nuk zgjidhet me një vendim, apo me një vit. Duhet të lindë një proces”, tha Kika.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy