Juristja Alvina Priska e cila u bë eksperte e “Human design” ose zhvillimit njerëzor, ndihmon njerëzit të njohin kapacitetin e tyre, duke ndërthurur psikologjinë hipnozën dhe spiritualizmin për njohjen e vetes.
Në emisionin “Zgjohu me MCN”, ajo tha se për sa kohë që vendos tjetrin mbi veten, nuk e do veten mjaftueshëm.
Unë kam mbaruar juridik, por kam pasur gjithmonë pasion mjekësinë, pasi kam dhe tim atë doktor. Unë jetoj në Belgjikë, fillova punë si juriste te komuna ku jetoj, por nuk ndihesha mirë. Pas lindjes së tre fëmijëve, pas shtatzënive rashë në një pikë dëshpërimi, ndjeva si boshllëk.
Kur hyra të lexoj për energjinë, nuk po e kuptoja në fillim. Vendosa të gjej një person që e shpjegoj dhe nga momenti që e kam gjetur, u çlirova. Ti je përballë vetes tënde, përballë asaj që ti ke brenda.
Numrat janë çakrat që i lidhim me organet e trupit tonë. Njerëzit empatikë e ndjejnë çfarë ndjen tjetri dhe më shumë.
Vetëm me emrin, datën e lindjes dalin të dhënat e tua. Unë kam pasur çakrën e fytit dhe gjithmonë kam folur.
Njerëzit duke kaluar në gjëra që nuk duan dhe duke bërë gjëra që nuk duan, kalojnë në ankth dhe depresion.
Misioni im në bazë të të dhënave të mia ishte e folura. Më parë unë kisha frikë të flisja lirisht, sepse e para nuk e kisha vënë fytin në funksion të asaj që doja të bëja dhe thoja.
Çakra e zemrës përcakton vullnetin dhe egon ti je i prirur për biznes, qoftë për produkte dhe shërbime. Por nëse ti nuk je vetvetja, të nxjerr totalisht jashtë balance.
Zhvillimi personal jep shpjegimin rreth shpirtit dhe janë gati për të punuar me veten. Punon me emocionet, çlirimin e të folurës, frikën. Me ata e ke më thjesht se flet më kollaj.
Janë kategoria tjetër që kanë kuriozitet, i tërheq diçka por nuk e kuptojnë se çfarë. Por kur futen në seancë, ata përfundojnë në terapi.
Se të shpjegosh gjithë këtë, do përfundosh në terapi. Shumë njerëz që bien në depresion, ndodh se bëjnë më shumë për të tjerët dhe jo për veten.
Ka rëndësi që të thuash "jo", por duhet të dëgjosh veten dhe të jetosh në të tashmen.
Por po nuk je ti mirë, nuk janë as fëmijët dhe as ata që të rrethojnë mirë. Ti po gënjen veten.
Ti ke nevojë që të marrësh një bravo, është një bindje në fëmijërinë tënde. Ndërsa emri nuk është thjesht një emër, por tregon ecurinë tënde.
Rëndësia kryesore është që të ushqejmë shpirtin dhe të jetojmë në të tashmen, as në të ardhmen dhe as në të kaluarën.



