
Gazetari dhe autori i emisionit “Xhadat” Armir Shkurti, foli në emisionin “Bilardo në MCN”, për faktin se si kanë lindur mediat private në Shqipërinë e viteve ‘90ta.
Ato thotë ai, u krijuan nga njerëzit që kishin lek, teksa erdhi politika dhe i tjetërsoi.
Sipas tij deri në vitin 2013 kishte media të blera, tani ato janë të kapura.
Mediat shqiptare, këto privatet që u bën filluan, të gjithë këta që kishin 2 lek, thanë a ti mbrojmë interesat tonë duke hap një gazetë?, i hapen, kuptohet një pjesë e madhe e tyre ishin kokrra e injorantit.
Pas kësaj erdhi politika dhe mjeshtri i saj është Edi Rama, i cili bëri dy gjëra, blerjen e medias dhe shantazhimin e medias në 2013, deri atëherë kishte media të blera tani janë të kapura.
E bënin me qejf, thoshin, e di unë një pronar mediash, psh, qe edhe sot është nga këta të mirët, që thoshte e dredh unë kur ndërron pushtetit, dhe për tv e tij në 2005, Fatos Nano tha ‘o si e paska rregulluar sinjalin tvShijaku’.



