Vettingu merr "OK", parlamenti voton me 100 vota pro dhe 2 kundër listën me 27 emrat

Vettingu merr "OK", parlamenti voton me 100 vota pro dhe 2 kundër listën me 27 emrat

Parlamenti i Shqipërisë në një seancë të jashtëzakonshëm ka miratuar ditën e sotme anëtarët e Komisionit të Pavarura të Kualifikim, që do të gjykojë pastërtinë e figurave të prokurorëve dhe të gjyqtarëve.

Kuvendi votoi me 100 vota pro dhe dy kundër listën me 27 emrat e komisioneve ku përfshihen edhe anëtarët e Kolegjit të Apelimit me zëvendësuesit e tyre, të cilët u votuan në komisionin parlamentar pak ditë më parë.

Në fund të votimit të fshehtë, lista me 27 emra kaloi me 100 vota pro, dy kundër, me gjasë vota e Patozit dhe Topallit pasi përpara se të niste votimi e kundërshtuan listën me emrat.

Ndërkohë, mësohet se kanë abstenuar edhe 5 deputetë. Kjo ishte edhe seanca e fundit e këtij parlamenti, ndërsa me 25 qershor do të votohet për të nxjerrë deputetët e rinj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy