Shpenzimet për mbrojtjen, Kalemaj: Shqipëria duhet të përqendrohet tek 2-3 elementë dhe t’i sjellë si vlerë të shtuar në NATO (VIDEO)

Shpenzimet për mbrojtjen, Kalemaj: Shqipëria duhet të përqendrohet tek 2-3 elementë dhe t’i sjellë si vlerë të shtuar në NATO (VIDEO)

Politologu Ilir Kalemaj tha në studion e MCN Live se Shqipëria si vend anëtar i NATO-s duhet të përqendrohet tek 2-3 elementë dhe t’i sjellë ato si vlerë e shtuar pasi nuk mund të pretendojmë që të prodhojmë tanke. 

Duhet të jemi më të ndërgjegjshëm për rrezikun eminent, çfarë ka bërë Shqipëria për të rritur kapacitetet e saj. Është thënë që do kthehemi dhe në bazë prodhuese, eksportuese e armëve, që do ringjallim Poliçanin, është propozuar projektligj për shërbimin ushtarak të detyrueshëm.

Janë debate që duhen bërë. 

Shiqpëria është vend i vogël, resurset apo burimet i ka të kufizuara. Nëse ne kemi 3-4 asete, Forcat Speciale apo Burimet Operacionale, apo shërbimet shëndetësore në ushtri, ne mund të përqëdnroheshim tek ato për të sjellë si vlerë të shtuar si vend anëtar i NATO-s me këtë sipërfaqe, me këtë forcë që kemi. 

Nuk mund të pretendojmë të prodhojmë tanke, dhe këtë e provuan në kohën e Enver Hoxhës dhe dështuam në shumëçka. Duhet të kemi fokus të caktuar. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy