Konfliktet e qeverisë me sipërmarrësin italian, Beketi, do ti kushtojnë shtetit kohë të gjatë dhe njëkohësisht para. Këtë pretendim ngreh në analizën e tij, për lajmet e Tvt, gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri, i cili pohon se në rastëse Shqipëria definitivisht humbet këtë çështje në gjykatë, duhet t’i paguajë biznesmenit italian shifrën prej 111 milionë euro, ose përkthyer me xhepin e shqiptarëve, rreth 30 euro për kokë, si gjobë ndaj kësaj fature.
“Në fakt ai lajm që u bë publik nga mediat, është publikimi i një raporti periodik që Ministria e Financave i bën zbatimit të buxhetit, aty listohen dhe detyrimet që shteti ka për proceset gjyqsore. Në fakt procesi mes qeverisë dhe Beketit nuk ka përfunduar ende, fillimisht u mor vendimi , pro këtij vendim është apeluar, tashmë është ngrit edhe një trup gjyqsore prej tre gjyqtarësh, deri tani procesi nuk ka përfunduar, kur vendimi të marrë formën e prerë atëherë qeveria me gjobën prej 111 milion euro duhet të përgatis gjobën. Në rastë se apeli do të konfirmoj vendimin e shkallës së parë, atëherë do të jetë një faturë e rëndë për buxhetin e shtetit, sa 1 përqind e prodhimit kombëtar të GJDP, duhet të gjenden personat publik që e kanë shkaktuar atë dëm publik. I bie që çdo shqiptarë të të paguaj deri 30 euro për të paguar atë gjobë”.
Tomorri, u ndal edhe te një analizë përsa i takon disbursimit të garancisë së dytë sovrane, për të cilën ai tha se krahasuar me garancinë e parë, e dyta do të jetë me e dobët se e para, të cilën e kanë përfituar vetëm 49 biznese.
“E para, të dhënat të cilat i takon datës 3 korrik, deri në atë datë janë dsibursuar 9 milion €uro, për 49 kompani përfituese, në garancinë e parë pamë emra që janë biznese të mëdha, ato që përfitojnë nga tenderët publik, është normale dhe e logjikshme, që përfituesit më të mëdhenj të jenë bizneset më të mëdhaja. Mendoj që garancia e dytë do të rritet, sepse do te jetë për investime dhe kapital qarkullues, në garancinë e dyte ka kritete më të forta dhe risqe më të forta”.
Një ditë më parë, ministrja Balluku dhe kryeministri ishin të pranishëm në hapjen e ByPasit të Tepelenës ndonëse punimet nuk kanë përfunduar. Ky segment dhe rruga e Kardhiqit sipas qeverisë do i sigurojë Tepelenës dalje në det. Mirëpo lidhur me këtë, gazetari Tomorri, shprehet se ai është ndër projektet që ka qëndruar më së gjati në Komisionin e prokurorimit publik, duke thyer çdo rekord pa u miratuar.
“Qeveria është gati në dëshpërim për të treguar vepra të reja, ende të papërfunduara, janë më gishta projektet që janë përfunduar gati pas 8 vitesh në pushtet. Kjo çon edhe në atë që përurohen vepra publike, të cilat nuk kanë përfunduar akoma. Projekti Kardhiq-Delvinë, është çështja e cila ka thyer çdo rekord në qëndrim në komisionin e prokurorimit publik”.
Në analizë, Tomorri, përmendi edhe kërkesën e zv/kryeministres së Kosovës, Albulena Balaj- Halimaj drejtuar zv/kryeministrit Erion Braçe për të hequr taksën e kalimit në Rrugën e Kombit.
Nëse qeveria e merr në konsideratë këtë opsion, Tomorri thotë se megjithë heqjen e mundshme të taksës, e gjithë kostoja 30 vjeçare e koncensionarit do të paguhet nga buxheti i shteti, çka nënkupton se prapë shqiptarët do të paguajnë nga xhepi i tyre.



