Ristani: Primaret ishte demokracia në veprim, shembull se si partia u largua nga pazaret e 8 viteve

Ristani: Primaret ishte demokracia në veprim, shembull se si partia u largua nga pazaret e 8 viteve

Arben Ristani në studion e emisionit ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV teksa ka komentuar përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 mars përmes procesit të primares deklaroi se ai ishte demokracia në veprim.

 Sipas tij ky proces ishte shembull se si partia u largua përfundimisht nga pazaret e këtyre 8 viteve, ndërsa shtoi se shpreson që ky të jetë një themel i fortë për qvazhdimin.

Procesi me primaret në këtë masivitet janë për herë të parë dhe ky proces ishte demokracia në veprim. E nisëm me statutit në 11 dhjetor ku sollëm risitë e një statuti që se ka asnjë parti tjetër në Shqipëri, rivendosëm në statut referendumin si shprehje e vullnetit më të lartë të anëtarësisë, njohëm fraksionin, vendosëm përmes një udhëzimi që kandidaturat ti lëmë të lirë prandaj propozimet nuk u bënë nga komisioni dhe lamë vetëpropozimin dhe propozimin nga anëtarësia si alternativa.

Dhe rezultatin siç e patë 6 kandidaturat janë figurat më të mira, kandidatët që fituan kanë marrë mbi 60% të votave. Pra primaret, ishte demokracia në veprim në PD, një shembull sesi partia u largua përfundimisht nga pazaret e bëra në këto 8 vite, nga zgjedhjet e trajtimit të partisë si SHPK dhe shpresojmë se themeli është vënë i fortë dhe të vazhdojmë për të fituar maksimalisht bashkitë. Ne besojmë se do marrim bashkitë e rëndësishme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy