Vuçiç i përgjigjet Stoltenberg-ut: Është puna jonë ku e vendosim ushtrinë

Vuçiç i përgjigjet Stoltenberg-ut: Është puna jonë ku e vendosim ushtrinë

Pas deklaratës së shefit të NATO-s, Stoltenberg, se vendosja e ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën nuk ndihmon asgjë, ka ardhur reagimi i Aleksandar Vuçiçit. 

Presidenti serb ka thënë se “është punë e jona ku e vendosim ushtrinë tonë”. Vuçiç shton se ushtria serbe s’i ka tejkaluar asnjëherë kompetencat e saj. 

Stoltenberg do të shprehej se NATO është e gatshme ta ruajë paqen dhe sigurinë në Kosovë.

Mezi pres forcimin e bashkëpunimit, Vuçiç dhe unë diskutuam tensionet në Kosovë dhe rëndësinë e KFOR-it. Ne do të vazhdojmë ta ruajmë sigurinë në Kosovë në kuadër të KFOR-it. NATO është e gatshme të ruajë paqen. Grumbullimi i ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën nuk ndihmon. Unë mirëpres koordinimin e ngushtë midis ushtrisë së Serbisë dhe KFOR-it. Unë llogaris në të gjitha palët për të ulur tensionet. Unë mbështes formimin e Asociacionit, ky do të ishte çelësi i normalizimit”, theksoi Stoltenberg.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy