OBSH mbledh provat për krimet ruse të luftës në Ukrainë

OBSH mbledh provat për krimet ruse të luftës në Ukrainë

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se ka dokumentuar 200 sulme në qendrat e kujdesit shëndetësor në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt.

Drejtori i urgjencave të OBSH-së, Mike Ryan, tha në një konferencë shtypi se do t'u transmetonte gjetjet e veta atyre që mund të vlerësonin nëse ishin kryer krime.

Gjatë të njëjtës konferencë shtypi, shefi i OBSH-së Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus i kërkoi Moskës të ndalonte luftën kundër fqinjit të saj dhe u tha ukrainasve se, "OBSH qëndron pranë jush".

Ministri i Shëndetësisë i Ukrainës, Viktor Lyashko tha se 40 spitale në Ukrainë ishin shkatërruar plotësisht.

Lyashko u citua nga agjencia e lajmeve Unian duke thënë se "rreth 500 spitale u dëmtuan, në të cilët nuk mund të ofrohet kujdes mjekësor".

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy